"Kënaqësi e veçantë të takohem sërish me Sekretaren e Shtetit Iulia Matei" - shkruan Ambasador Tepelena në postimin e tij në Facebook dedikuar këtij takimi. Më tej, ai shton se mbështetja e Rumanisë në fillimin sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, ekspertiza dhe asistenca konkrete e saj në negocimin e kapitujve të ndryshëm, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal, në fokus të bisedimeve të zhvilluara sot në MPJ rumune.
23/10/2020