Në datë 29 janar 2015, Ambasadori Ilir Tepelena paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti rumun z. Klaus Iohannis, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Ministri Këshilltar Luan Topçiu dhe Këshilltari Aleks Jaso.Me këtë rast u zhvillua edhe një takim kortezie ku u diskutua për vullnetin e bashkëndarë për të thelluar më tej marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve dhe popujve tanë.Nga ana e tij, Presidenti Iohannis siguroi për mbështetjen e tij dhe të Rumanisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe i vlerësoi si tejet të rëndësishme marrëdhëniet rajonale në të gjitha fushat.