Articles

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Catalin Predoiu

Albanian

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Rumani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Catalin Predoiu.  

Ata diskutuan mundësitë për rritje të bashkëpunimit dhe koordinimin më të mirë në sektorë të ndryshëm duke përfshirë sigurinë, luftimin e krimit të organizuar, turizmin dhe iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare.  

"Poezia udhëton nga Tirana në Bukuresht"

Albanian

Dy poetë të njohur, Ermir Nika dhe Erestina Halili prezantuan dhe recituan për publikun pjesë nga vëllimet e tyre të fundit dhe jo vetëm. Me përkthimin e mrekullueshëm të Marius Dobrescut, poezitë u shijuan në të dy gjuhët, shqip dhe rumanisht, çka zgjoi emocione të veçanta dhe u duartrokit fort nga publiku pjesëmarrës.
Njëkohësisht poezitë u recituan edhe në rumainsht nga kritiku i letrave rumune dhe Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Rumunë, Prof. Peter Sragher. Një bashkëbisedim i ngrohtë u zhvillua gjithashtu mbi dialektet e gjuhës shqipe dhe sesa melodioze tingëllon.

DIASPORA shqiptare ne Rumani

Albanian

DIASPORA; Siguria shëndetësore: hartimi i politikave të sigurta dhe zbatimi i tyre, rrjetëzimi dhe koordinimi i ndërveprimit të intelektualeve Shqiptarëve kudo që ata janë, për të ndarë gjithsecili historinë e suksesit, eksperiencën dhe për të dhënë kontributin në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, ishin tematikat kryesore të takimit që Ambasadorja Enkeleda Mërkuri pati me intelektualët shqiptarë që ushtrojnë profesionin fisnik të mjekut në Rumani.

Diskutim i frytshëm i Ambasadores Enkeleda Mërkuri me znj. Raluca Turcan, Ministren të Kulturës te Rumanisë

Albanian

Diskutim i frytshëm i Ambasadores Enkeleda Baduni Mërkuri me znj. Raluca Turcan, Ministren të Kulturës mbi tema konkrete, duke diskutuar mënyrat se si të rriten shkëmbimet kulturore dypalëshe.

Diplomacia kulturore- Pasurimi i kuadrit ligjor të bashkëpunimit dypalësh, rritja e shkëmbimeve kulturore në të gjitha nivelet mes dy vendeve tona, si dhe transferimi i praktikave më të mira Rumune lidhur me trashëgiminë kulturore ishin në fokus të bashkëbisedimit.

Ministri Hasani dhe Ministrja Odobescu nënshkruajnë Planin e Veprimit për Bashkëpunim për vitet 2024-2025

Albanian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkë me Ministren për Punët e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, nënshkruan sot Planin e Veprimit për bashkëpunim ndërmjet dy MPJ për vitet 2024-2025.
Plani i Veprimit synon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në 4 fusha kryesore: Rritja e dialogut politik dhe shkëmbimet mes dy ministrive; Integrimi në BE; Bashkëpunimi për NATO-n dhe politikën e sigurisë dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e çështjeve konsullore dhe menaxhimit të krizave.

Prezantimi i Letrave Kredenciale tek Presidenti i Rumanisë Sh.T. Z. Klaus Iohannis, të cilat e akredituan Sh.S. Znj. Enkeleda Mërkuri si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë

Albanian

Prezantimi i Letrave Kredenciale tek Presidenti i Rumanisë Sh.T. Z. Klaus Iohannis, të cilat e akredituan Sh.S. Znj. Enkeleda Mërkuri si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë

Ministri Hasani takon presidentin Klaus Iohannis: Rumania aleat i palëkundur në rrugëtimin tonë drejt BE

Albanian

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Rumani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim me Presidentin Klaus Iohannis,
Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë në rajon, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si dhe avancimi i marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Rumani.
Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Rumanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në këtë aspekt.

Rumani, Ministri Hasani firmos marrëveshjen, nis puna për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore

Albanian

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Rumani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit nga homologia, Luminita Odobescu.
Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Rumanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, teksa vuri theksin tek nevoja për përshpejtimin e procesit të integrimit për rajonin.

Diskutim i frytshëm i Ambasadores Enkeleda Mërkuri me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Turizmit, z. Lucian Rus

Albanian

Diskutim i frytshëm i ambasadores Enkeleda Mërkuri me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Turizmit, z. Lucian Rus për tema konkrete; duke diskutuar mënyrat se si të rritet bashkëpunimi ekonomik në fushat me interes të përbashkët, përfshirë këtu infrastrukturën, energjinë, industrinë ushqimore dhe turizmin. U diskutua dhe mbajtja e takimit të radhës së KPE Shqipëri-Rumani në Bukuresht, gjatë vitit 2024.

 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00