Articles

Rumania Solidare me popullin Shqiptar

Albanian

Në vijim të solidaritetit mbresëlënës të popullit Rumun dhe institucioneve rumune, sot "Kisha e Shqiptarëve" në Bukuresht, së bashku me 24 mijë kisha ortodokse në të gjithë vendin, iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Ambasadës sonë në fushatën sensibilizuese në ndihmë të popullit Shqiptar në këto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019. Në meshën e organizuar sot, lutjeve për Shqipërine të At Vasile Ioana, iu bashkuan me qindra besimtarë rumun, studentë dhe përfaqësues të Komunitetit Shqiptar të Bukureshtit.
15 Dhjetor 2019

Rumania Solidare me popullin Shqiptar

Albanian

Sërish të impresionuar dhe plot emocione nga solidariteti Rumun në këto ditë të vështira për popullin Shqiptar. Mirënjohje mikut të Shqiptarëve Dan Tudorache, Kryetar i Bashkisë së Sektorit 1 të Bukureshtit, i cili pranoi që të organizohej kjo ceremoni prekëse në fillim dhe në fund të ndeshjes Concordia Chiajna - Rapid Bukuresht. Ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes futbollistët mbajtën një shirit me flamurin Shqiptar. Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për klubin e futbollit Rapid i Bukureshtit.
7 Dhjetor 2019

Rumania Solidare me popullin Shqiptar

Albanian

Në këtë ditë të vështirë e të dhimbshme për popullin Shqiptar, ndihemi mirënjohës për solidaritetin dhe ndihmën e miqve rumunë. Falenderim i veçantë për Qeverinë Rumune, përmes Ministrit të Punëve të Brendshme Ion Marcel Vela, për organizimin në kohë të shkurtër dhe dërgimin në Shqipëri të dy avionëve me 54 trupa të specializuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe 12 ton ndihma materiale.

Shqipëria Solidare

Albanian

Dhuro online në portalin e-albania dhe ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti!
https://e-albania.al/dhuro
Ju mund të dhuroni në tre kategori të veçanta të hapura për grumbullimin e ndihmave duke përdorur një kartë krediti ose debiti sipas udhëzimeve.
#ShqipëriaSolidare
 
27/11/2019

Ministri Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Albanian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook ministri Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe nje kontribuese përmbajtësore e tij.
“Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.” – shprehet Cakaj.

Ministri Cakaj në konferencë për shtyp: Mos çelja e negociatave nuk zmbraps aspiratën e Shqipërisë evropiane

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka argumentuar në një komunikim publik me gazetarët përfundimet e Këshillit Evropian lidhur me mos çeljen e negociatave.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Cakaj nënvizoj qartazi se vendimi i BE-së për mos çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk lidhet me mos plotësimin e kushteve të vendosura për dy vendet por se lidhet me situatën politike në të cilën BE ndodhet sot.

Ministri Cakaj në takimin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun: Shqipëria vazhdon të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike dhe forcojë rolin e saj në arenën ndërkombëtare

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, në Barcelonë.
Fokusi i këtij Forumi ishte konsolidimi i bashkëpunimit euro-mesdhetar në tre shtylla kryesore: zhvillimin e burimeve njerëzore, stabilitetin e përgjithshëm shoqëror dhe politik dhe integrimin e mëtejmë rajonal.

Ministri Cakaj në Selinë e Shenjtë: E ardhmja e Shqipërisë është drejt Bashkimit Evropian

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë.
Kjo vizitë e Ministrit Cakaj përkon me disa përvjetorë shumë domethënës për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Në një reagim në facebook, Cakaj bëri me dije se ky shtator shënon 28 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, 5 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, si dhe 3 vjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.

Ministri Cakaj: Po punojmë për Kryesi shqiptare të suksesshme të OSBE-së

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj gjatë një konference për shtyp me kreun e sekretariatit të OSBE-së Thomas Greminger tha se po punohet për një Kryesi shqiptare të suksesshme të Organizatës në vitin 2020.

“Për Shqipërinë, marrja e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020, është procesi më i rëndësishëm në historinë e angazhimeve multilaterale që nga anëtarësimi në NATO,” u shpreh Cakaj.

Sllovaki, Cakaj në ministerialin e ministrave të Jashtëm të OSBE: Shqipëria po përgatitet për kryesimin e organizatës vitin e ardhshëm

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së që u zhvillua në Malet e Tatras, në kuadër të Kryesisë sllovake.
Nën moton “Nga veprimet e shkuara, në parandalimet e ardhshme: promovimi i stabilitetit në Evropë dhe më gjerë nën strehën e OSBE-së”, ministrat pjesëmarrës diskutuan mbi të ardhmen e punës së OSBE-së, në një dinamikë të ndryshueshme por në kontekstin shumëpalësh.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00