Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bratislavë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák. Kjo ishte vizita e parë zyrtare në nivel Ministri e realizuar në Sllovaki prej mëse dy dekadash.
Takimi i zhvilluar pati në fokus marrëdhëniet dypalëshe, integrimin në BE, bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe bashkëpunimin rajonal.