Articles

Mbledhja e ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi morën pjesë në një takim pune të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, me Sekretarin e Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, ku në fokus ishin zhvillimet e kohëve të fundit në Afganistan dhe vijimësia e misionit të NATO-s “Resolute Support”.
Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s.

TAKIMI I NJËMBËDHJETË KËSHILLIT TË STABILIZIMIT ASOCIIMIT MES SHQIPËRISË DHE BE

Albanian

Deklarata e Përbashkët për Shtyp
Më 1 Mars 2021, në Bruksel, u zhvillua takimi i njëmbëdhjetë Këshilli i Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Një tjetër kryevepër e Ismail Kadaresë vjen për lexuesin rumun - "Mëngjeset në Kafe Rostand".

Albanian

Al. - Një tjetër kryevepër e Ismail Kadaresë vjen për lexuesin rumun - "Mëngjeset në Kafe Rostand". Kënaqësi të merrja një prej kopjeve të para të botuara nga Humanitas, pikërisht prej Marius Dobrescu, përkthyesit të Kadaresë. Falë tij rumanishtja, pas frëngjishtes, është gjuha e dytë në të cilën është përkthyer më shumë shkrimtari i madh shqiptar. – shkruan Ambasadori Tepelena në mediat sociale

Xhaçka takon homologun hungarez: Integrimi i rajonit forcon sigurinë e BE

Albanian

12.02.2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, i cili zhvilloi një vizitë një-ditore në Shqipëri.
Dy ministrat evidentuan detyrimet e përmbushura nga Shqipëria dhe ndanë të njëjtin mendim se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është domosdoshmëri në funksion të sigurisë së vetë unionit.

Xhaçka – Korčok: Shqipëria përmbushi detyrimet, hapja e negociatave rrit besueshmërinë e BE

Albanian

10.02.2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Ministrin për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korčok.
Ministrja Xhaçka vlerësoi Sllovakinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë proceseve integruese të Shqipërisë. Sipas saj, hapja e negociatave do të përbënte një vlerësim të merituar të Shqipërisë.

Konferenca e nivelit të lartë/ Xhaçka: Parandalimi i konfliktit dhe ndërtimi i paqes, përparësitë tona në OKB

Albanian

27.01.2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në takimin virtual kryediplomatë nga 60 vende të botës, mes të cilëve nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja dhe vende të tjera shprehën angazhimin për mbështetjen e fondit dhe nismave që synojnë ndërtimin e paqes.

Ministrja Xhaçka uron Sekretarin Blinken: Krah për krah për forcimin e partneritetit strategjik

Albanian

27.01.2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i Shtetit të SHBA.
Sipas Ministres Xhaçka, bashkëpunimi me Sekretarin Blinken do të çojë në avancimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë e SHBA-ve, si dhe do të konsolidojë partneritetin strategjik të tyre.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet mirënjohëse ndaj SHBA për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese të vendit.

Integrimi, Xhaçka takim me homologun portugez: Reformat në rrugën e duhur

Albanian

19.01.2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka takoi sot homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augusto Santos Silva.
Në fokus të takimit ishin prioritetet e Presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.
Ministrja Xhaç​ka​ e informoi lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.

Xhaçka me kreun e OSBE-së në Shqipëri: Përparësia jonë, integrimi evropian dhe hapja e negociatave!

Albanian

14 janar 2021 - “Përparësia kryesore e vendit tonë, mbetet konsolidimi i procesit të integrimit evropian në hapjen e negociatave dhe vazhdimi i pajtueshmërisë me “acquis”, ku është investuar një punë e pakursyer politike, diplomatike dhe institucionale e Qeverisë”.
Kështu u shpreh Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit që zhvilloi sot me kreun e OSBE-së në Shqipëri, z. Vincenzo Del Monaco.
“Në këtë drejtim, shtoi Xhaçka, Shqipëria mbetet në pritje të datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”.

Xhaçka takon Yuri Kim: Partnershipi me SHBA mbetet themeli i politikës sonë të jashtme

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.
Me anë të një postimi në Twitter, Ministrja Xhaçka shprehet se ishte një takim mjaft konstruktiv në favor të thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Kryediplomatja Xhaçka theksoi se partnershipi me SHBA mbetet themeli i politikës së jashtme shqiptare.
“Kënaqësi që u konfirmua mbështetja e vazhdueshme dhe të zgjeruar nga US”, shkruan Xhaçka në Twitter.​

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00