Articles

Ministri Cakaj në Kosovë, takime me Konjufcën, Thaçin, Kurtin e Osmanin: Gjithçka për të rritur njohjet e Kosovës

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, që prej marrjes së detyrës. Gjatë vizitës në Prishtinë, në këtë moment shumë të rëndësishëm, sa i takon bashkëpunimit dypalësh mes shteteve tona, Cakaj zhvilloi një sërë takimesh me krerët më të lartë të Republikës së Kosovës.

Ministri Cakaj takon Grlić-Radman: Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Presidenca kroate e vendosur për hapjen e negociatave

Albanian

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.
Tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, gjatë Presidencës Kroate.
Cakaj në një postim në Facebook sa i përket takimit, bëri me dije se gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri Cakaj në darkën e Sekretarit Amerikan të Shtetit/ Miratohet Deklarata e Përbashkët mbi krijimin e Aleancës

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në darkën e organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo që u zhvillua në Uashington në datën 5 shkurt, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në këtë darkë, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, mirëpriti një numër shefash të diplomacisë dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës, për t’iu bashkuar nismës së SHBA-ve për krijimin e Aleancës Ndërkombëtare për Avancimin e Lirive Fetare.

Ministri Cakaj për metodologjinë e re të zgjerimit: Shqipëria e gatshme

Albanian

Nëpërmjet një statusi në facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është shprehur mbi vendimin e Komisionit të Bashkimit Evropian për miratimin e metodologjisë së re të procesit të anëtarësimit në BE.
“Ne mirëpresim metodologjinë e re të përpiluar nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtësore e transformimin rrënjësor në përputhje me parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020” – shkruan Kryediplomati Cakaj.

Inagurohet ekspozita “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” në kuadër të Konferencës “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së”

Albanian

Në kuadër të Konferencës të nivelit të lartë “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së”, e cila shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të Kryesisë Shqiptare, u inagurua edhe ekspozita “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” me pjesëmarrjen e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, delegacioneve zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.

Ministri Cakaj: Metodologjia e re e negociimit, pritet t’i hapë rrugë çeljes së negociatave

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, z.Charles Michel.
“Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti.”- u shpreh Cakaj në postimin e tij në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar.
Gjithashtu, Cakaj siguroi se puna intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit, në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE, vijon.

Rumania Solidare me Popullin Shqiptar

Albanian

Solidariteti me popullin Shqiptar vazhdon në Rumani...Krahas institucioneve, Kishës Ortodokse, Sportit e Mediave, kësaj here ishte muzika e arti që iu bashkuan fushatës sonë sensibilizuese. E kush mund ta bënte më mirë këtë se Atasheu Kulturor pranë Ambasadës dhe njëkohësisht soprano e mirënjohur Arlinda Morava. Mirënjohje dhe falënderim pafund Zotit Dan Tudorache, Kryetar i Bashkisë së Sektor 1 të Bukureshtit, i cili është solidarizuar që në momentet e para pas Tërmetit të datës 26 nëntor si një mik i vërtetë në ditë të vështira.
Dhjetor 2019

Ministri Cakaj: Rrisim numrin e të rinjve në shërbimin diplomatik

Albanian

Specialistë të rinj, nëpërmjet rekrutimit të Departamentit të Administratës Publike, i janë bashkuar diplomacisë shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një postim në profilin e tij në Facebook.
Plotësimi i kuadrit diplomatik është pjesë e strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të krijuar hapësirë më
të madhe angazhimi për një gjeneratë ekselente dhe për të siguruar një profesionalizëm më të lartë në diplomacinë shqiptare.

Shqipëria merr zyrtarisht Kryesimin e OSBE, Cakaj: Të gatshëm për çdo sfidë

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në profilin e tij në Facebook, bëri të ditur se sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë.
Ky moment, sipas Kryediplomatit Cakaj, shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO.

Ministri Cakaj me Ministrat e Jashtëm të BE: Dinamikë e re politike për hapjen e negociatave

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në mëngjesin e punës në Bruksel me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Takimi u fokusua kryesisht në hapat që duhet të ndërmerren për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00