Cakaj bisedë me homologët e vendeve baltike: Mbështetje për integrimin dhe Këshillin e Sigurimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në një takim virtual me tre ministrat e jashtëm të vendeve baltike, Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevičius, Ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu dhe me Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Në takim ministrat diskutuan hollësisht për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar të gjitha detyrimet para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.
“Duke vlerësuar thellësisht arritjet e Shqipërisë, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendet baltike mbështesin fort mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook lidhur me takimin.
Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj theksoi se tema të diskutimit ishin përpjekjet e përbashkëta për të forcuar paqen e për të zgjidhur konfliktet nëpërmjet bashkëpunimit në OSBE dhe NATO.
“Në të njëjtën kohë, vlen të theksohet se vendet baltike mbështesin fuqimisht kandidaturën e Shqipërisë si anëtare  jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për vitin 2022-2023.”- përfundoi Cakaj postimin e tij.
 
20/07/2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00