Cakaj vizitë në Slloveni, takohet me homologun Logar: Mirënjohës për mbështetjen pas tërmetit dhe gjatë pandemisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Slloveni, gjatë të cilës pati një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Anže Logar.
Takimi pati në fokus rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit dhe turizmit. Gjithashtu, gjatë takimit, homologët theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave për të vijuar më tej në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e dy vendeve në kuadër të OSBE.
“Mirënjohës ndaj Sllovenisë për mbështetjen dhënë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe pandemisë COVID-19.”- shprehu mirënjohjen Kryediplomati Cakaj gjatë konferencës së mbajtur për shtyp, pas takimit.
 
06/07/2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00