Cakaj vizitë zyrtare në Maltë, takohet me homologun Bartolo: Thellim i bashkëpunimit përmes ngritjes së komisionit ekonomik mes dy vendeve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në Maltë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.
Vizitën e tij, Kryediplomati Cakaj e nisi duke zhvilluar një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane të Maltës, Evarist Bartolo.
Gjatë takimit, homologët theksuan rëndësinë e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve, si shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët, për të promovuar dhe intensifikuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera.
Më tej, diskutimi u fokusua tek potencialet reale që kanë dy vendet sa i përket bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbi nevojën për të thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim, me fokus të veçantë tek energjia, turizmi, teknologjia dhe mjedisi. Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit u ndalën specifikisht tek programi i mbështetjes së studimeve të larta për diplomatët e Shqipërisë, si dhe ngritja e komisionit për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
Gjithashtu, dy ministrat u dakordësuan për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke qenë se vendet tona kanë dakordësuar mbështjetjen e ndërsjellë për kandidaturat jo të përhershme respektivisht të Shqipërisë 2022-2023 dhe Maltës 2023-2024.
Ministri në detyrë Cakaj, vlerësoi gjithashtu, mbështetjen e Maltës dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, si një faktor tepër i rëndësishëm, për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, përgjatë Presidencës Gjermane.
13/10/2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00