Diskutim i frytshëm i ambasadores Enkeleda Mërkuri me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Turizmit, z. Lucian Rus për tema konkrete; duke diskutuar mënyrat se si të rritet bashkëpunimi ekonomik në fushat me interes të përbashkët, përfshirë këtu infrastrukturën, energjinë, industrinë ushqimore dhe turizmin. U diskutua dhe mbajtja e takimit të radhës së KPE Shqipëri-Rumani në Bukuresht, gjatë vitit 2024.
Fillimi I fluturimeve direkte Tirane- Bukuresht dhe anasjelltas, ka rritur ndjeshëm pritshmëritë tona për më shumë shkëmbime në fusha të ndryshme, vecanerisht ato në sektorin e Turizmit.