Forum Binesi Shqipëri-Rumani për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Ambasada e Shqipërisë në Bukuresht, në bashkëpunim me Kabinetin e Sekretarit rumun të Shtetit  për Tregtinëe Jashtme dhe Mjedisin e Biznesit, si dhe me Agjencinë shqiptare Kombëtare të Turizmit, organizuan me datë 03.12.2020 Forumin virtual të Biznesit dedikuar fushës së Turizmit, me fokus promovimin e Shqipërisë si destinacion tërheqës për sezonin e ardhshëm turistik 2021. Në sesionin e hapjes përshëndetën Ministri Sekretar Shteti për Tregtinëe Jashtme dhe Mjedisin e BiznesitLiviu Rogojinaru, Ambasadori Ilir Tepelena, Sekretari i Shtetit për turizmin Emil-Razvan Pirjol dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Kornelia Ferizaj. Gjithashtu në këtë takim mori pjesë dhe përshëndeti punimet edhe Drejtoresha për Diplomacinë Ekonomike në MEPJ, znj. Silvana Leskaj. Operatorët rumun u përfaqësuan nga 8 kompani të njohura në fushën e turizmit  të cilat përfaqësoheshin nga Kreu i shoqatës Kombëtare të axhensive të Turizmit të Rumanisë z.Dumitru Luca, i cili siguroi edhe një herë gatishmërinë e operatorve rumunë për t’i dhënë rëndësinë e duhur  promovimit te paketave të ofruara nga turizmi shqiptar. Pala shqiptare u përfaqësua nga 10 operatorë turistik të njohur dhe një udhëzues turistik i licencuar. Gjithashtu, u ra dakord që të punohet bashkërisht lidhur me realizimin e projektit për vendosjen e një linje direkte fluturimi ndërmjet  Bukureshtit dhe  Tiranës, fillimisht përmes formatit charter dhe fluturimeve stinore, për të vlerësuar më pas, në bazë të fizibilitetit, mundësinë e një linje të përhershme.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00