Qershor 2019 - Bukureshti këndon sërish shqip dhe sërish në Teatrin Kombëtar “I.L.Caragiale” – ishte soprano e mirënjohur shqiptare Arlinda Morava, së bashku me të talentuarat e “Bucharest Ladies Qvintet” nën drejtimin e mrekullueshëm të Deea Andreea Stefanescu, të cilat sollën stinën e verës në kryeqytetin rumun. Pa dyshim, një mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Kryebashkiakun e Sektorit 1 z.Dan Tudorache dhe "Rotary Club Cismigiu" të cilët bënë të mundur këtë mbrëmje muzikore Shqiptaro - Rumune.