Ministri Bushati merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të Ismail Qemalit

Më 20 qershor 2014, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, mori pjesë dhe mbajti një fjalë në ceremoninë e inaugurimit të bustit të Themeluesit të Shtetit Shqipatr, Ismail Qemali.

Busti i Ismail Qemalit vendoset në qendër Bukuresht, para Grand Hotel Continental, pikërisht në vendin ku nisi rrugëtimin pavarësia kombëtare e Shqipërisë, pas më shumë se një shekulli. Realizimi dhe ngritja e bustit, bëhet falë bashkëpunmit të Ambasadës me Bashkinë e Bukureshtit, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Jashtëm, z. Ditmir Bushati, Ambasadorit të Shqipërisë në Rumani, Sami Shiba dhe Kryetarit të Bashkisë së Bukureshtit, Prof. Dr. Sorin Mircea Oprescu.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Gheorghe Ciamba, Sekretare e Shtetit të Ministrisë së Kulturës Irina Casal, ish-Presidenti rumun Ion Iliescu, zyrtarë të institucioneve shtetërore rumune, parlamentit, senatit, përfaqësues të komuniteteve fetare, të shoqërisë civile, të artit përfaqësues të biznesit, të botës akademike, intelektualë e miq të Shqipërisë, gazetarë dhe përfaqësues nga mediat rumune, si dhe diaspora shqiptare që jeton në Rumani.

Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në fjalën e tyre vlerësuan nivelin mjat të mirë të marrëdhenieve midis Shqipërisë dhe Rumanisë, lidhjeve historike të miqësisë midis dy popujve, kontrbutin e shqipatrëve të Rumanisë për përgatitjen dhe shpalljen e Pavarësisë, për mbajtjen gjallë të urave të miqësisë dhe të dialogut kulturor midis dy vendeve që i ka rrënjët që nga Rilindja Kombëtare, si dhe vlerësuan kontributin e Ambasadës dhe Ambasadorit Shiba në progresin e marrëdhenieve midis dy vendeve dhe realizimin e këtij projekti.

Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se vepra e themeluesit të Shtetit Shqiptar dhe e të gjithë bashkëkohësve të tij flasin qartë për aftësitë shtet formuese dhe shtet ndërtuese të kombit tonë.

Ministri Bushati falenderoi, gjithashtu, Presidentin e kompanisë “EUROSIG”, Kadri Morina, që mbështeti financiarisht bustin e Ismal Qemalit, veprë e skulptorit Artan Hajdari

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00