Ministri Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook ministri Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe nje kontribuese përmbajtësore e tij.
“Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.” – shprehet Cakaj.
Gjithashtu ministri Cakaj vuri një theks të fortë edhe tek anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë, i cili sipas tij nuk është vetëm i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës.​
 14/11/2019

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00