Ministri Cakaj në darkën e Sekretarit Amerikan të Shtetit/ Miratohet Deklarata e Përbashkët mbi krijimin e Aleancës

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në darkën e organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo që u zhvillua në Uashington në datën 5 shkurt, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në këtë darkë, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, mirëpriti një numër shefash të diplomacisë dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës, për t’iu bashkuar nismës së SHBA-ve për krijimin e Aleancës Ndërkombëtare për Avancimin e Lirive Fetare.
Me pjesmarrjen e tij, Kryediplomati Cakaj konfirmoi mbështetjen e padiskutueshme që Shqipëria i jep kësaj nisme amerikane si dhe shprehu vullnetin e vendit tonë për përfshirjen në aleancë.
Shqipëria e ka vlerësuar dhe e vlerëson lirinë e fesë dhe të besimit si vlera të çmuara kombëtare, duke kërkuar respektimin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.
Edhe në kuadër të Kryesimit të OSBE-së, Shqipëria do të vijojë të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të gjitha vendet e rajonit të OSBE-së, duke zhvilluar aktivitete që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë ato të lirisë së fesë e të besimit.
06/02/2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00