Ministri Cakaj në takimin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun: Shqipëria vazhdon të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike dhe forcojë rolin e saj në arenën ndërkombëtare

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, në Barcelonë.
Fokusi i këtij Forumi ishte konsolidimi i bashkëpunimit euro-mesdhetar në tre shtylla kryesore: zhvillimin e burimeve njerëzore, stabilitetin e përgjithshëm shoqëror dhe politik dhe integrimin e mëtejmë rajonal.
Kreu i diplomacisë shqiptare përmes një komunikimi në facebook ka nënvizuar se: “Shqipëria nëpërmjet kryesimit të Grupit të Kontaktit të Mesdheut synon rritjen e ndërveprimit mes vendeve të këtij rajoni dhe Ballkanit Perëndimor në fusha si forcimi i rolit të gruas në shoqëri, veprimi i përbashkët për ndryshimet klimaterike dhe përfshirja më shumë e të rinjve në politikat zhvillimore në përgjithësi.”
Gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të këtij Forumi, Ministri në Detyrë Cakaj ka ftuar përfaqësuesit e lartë të vendeve të Mesdheut për të marrë pjesë në Konferencën e Grupit të Kontaktit të OSBE-së që do të zhvillohet në datat 24-25 tetor në Tiranë.
“Shqipëria vazhdon të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike dhe forcojë rolin e saj në arenën ndërkombëtare.” – ka përfunduar Cakaj.
11/10/2019

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00