Ministri Cakaj: Rrisim numrin e të rinjve në shërbimin diplomatik

Specialistë të rinj, nëpërmjet rekrutimit të Departamentit të Administratës Publike, i janë bashkuar diplomacisë shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një postim në profilin e tij në Facebook.
Plotësimi i kuadrit diplomatik është pjesë e strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të krijuar hapësirë më
të madhe angazhimi për një gjeneratë ekselente dhe për të siguruar një profesionalizëm më të lartë në diplomacinë shqiptare.
“Kjo qasje do të vazhdojë edhe me tutje. Numri i të rinjve në diplomaci do të rritet më shumë dhe thirrja e ardhshme publike për aplikim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bëhet së shpejti.” – përmbyll Cakaj postimin e tij.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00