Ministri në Detyrë për EPJ, Gent Cakaj, nisi sot vizitën e tij zyrtare në Bruksel

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj nisi sot vizitën e tij zyrtare në Bruksel, gjatë të cilës do të zhvillohen disa takime me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.
Takimet e para Ministri në Detyrë i zhvilloi në Parlamentin Evropian, duke nisur me Raporterin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe punën e institucioneve shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe situatës së fundit të krijuar në Shqipëri. Në takim u nënvizua rëndësia e ruajtjes së maturisë politike, sjelljes paqësore dhe demokratike si parakusht për arritjen e objektivit kombëtar të hapjes së negociatave për anëtarësim gjatë këtij viti.
Ministri në detyrë Cakaj dhe Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Fleckenstein ranë dakord për rëndësinë e vijimit të reformave dhe nevojën e angazhimit të të gjithë aktorëve në interes të avancimit të Shqipërisë drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00