17 Qershor 2021- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunimin e Evropës Jug-Lindore (SEECP) që u mbajt në Antalja të Turqisë.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria e ka konsideruar gjithmonë jetik bashkëpunimin rajonal për transformimin e shoqërive dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Sipas saj, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka qenë një instrument i vlefshëm në përpjekjen për të promovuar bashkëpunimin rajonal, si dhe një aktor i rëndësishëm në riorganizimin e organizatave rajonale dhe iniciativave.