Ministrja Xhaçka pret në aeroport Angela Merkel: Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE

14 Shtator 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në aeroportin e Rinasit kancelaren gjermane Angela Merkel. 
Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohen kancelares Merkel për mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 
"Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë", shkroi ministrja Xhaçka në rrjetet sociale. 
Kryediplomatja shqiptare shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00