Edhe Bukureshti i bashkohet festimeve të 105 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kudo në botë. Një mbrëmje e mrekullueshme, me urime në shumë gjuhë për Shqipërinë dhe Shqiptarët, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Rumani. Protagonistët e vërtetë të kësaj mbrëmje ishin përfaqësuesit e Komunitetit Shqiptar të cilët iu bashkuan performancës së shkëlqyer të Sopranos Arlinda Morava dhe Qvintet Bucharest Ladies Orchestra të Himnit dhe këngëve e valleve tradicionale shqiptare.