Qershor 2019 - Me nismën dhe ndërmjetësimin e Ambasadës u vendos sot një urë e re bashkëpunimi në marrëdhëniet tradicionale dhe shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë - kësaj here mes Universiteteve Politeknike të Tiranës dhe Bukureshtit. Dy rektorët respektivë Prof.Dr. Andrea Maliqari dhe z.Mihnea Costoiu (ish-Ministër rumun i Arsimit të Lartë) nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi i cili do të afrojë më shumë dhe do të nxisë më tej bashkëpunimin mes këtyre universiteteve në programe mësimore, kërkime shkencore, trajnime në nivel pedagogësh dhe studentësh, në shkëmbimin e curricula-ve, etj.