11 Qershor 2019 - Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Zonjës së madhe Shqiptare që një Komunitet i tërë e quante “Mami Lulja”. Këtë Zonjë që ka hapur shtëpinë dhe zemrën e saj për shqiptarë të panumërt që jeta i ka sjellë në Rumani për arsye nga më të ndryshmet. Lamtumirë Mami Lule! U prehsh në paqe! Do na mungojë shumë buzëqeshja dhe ëmbëlsia jote! Do na mungojë rituali ynë i 8 Marsit me ty!
Me këtë rast, Ambasada i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të Mami Lules.