Bukuresht, 5 dhjetor 2017 - Parlamenti rumun, përmes Komisioneve të Politikës së Jashtme në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat, konfirmon mbështetjen e tij të plotë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky mesazh, si dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërparlamentar mes të dy vendeve, ishin në fokus të takimeve që Ambasadori Ilir Tepelena zhvilloi me parlamentarët rumun: Zëvendës Presidentin e Parlamentit z.Ben-Oni Ardelean, me Kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme në Dhomën e Deputetëve, znj.Rozalia Ibolya Biro, dhe me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senat, Prof. PhD Cristian Dumitrescu.