Dy poetë të njohur, Ermir Nika dhe Erestina Halili prezantuan dhe recituan për publikun pjesë nga vëllimet e tyre të fundit dhe jo vetëm. Me përkthimin e mrekullueshëm të Marius Dobrescut, poezitë u shijuan në të dy gjuhët, shqip dhe rumanisht, çka zgjoi emocione të veçanta dhe u duartrokit fort nga publiku pjesëmarrës.
Njëkohësisht poezitë u recituan edhe në rumainsht nga kritiku i letrave rumune dhe Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Rumunë, Prof. Peter Sragher. Një bashkëbisedim i ngrohtë u zhvillua gjithashtu mbi dialektet e gjuhës shqipe dhe sesa melodioze tingëllon.