Sërish të impresionuar dhe plot emocione nga solidariteti Rumun në këto ditë të vështira për popullin Shqiptar. Mirënjohje mikut të Shqiptarëve Dan Tudorache, Kryetar i Bashkisë së Sektorit 1 të Bukureshtit, i cili pranoi që të organizohej kjo ceremoni prekëse në fillim dhe në fund të ndeshjes Concordia Chiajna - Rapid Bukuresht. Ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes futbollistët mbajtën një shirit me flamurin Shqiptar. Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për klubin e futbollit Rapid i Bukureshtit.
7 Dhjetor 2019