Bukuresht, 16 Nëntor 2017 - Shqipëria promovohet si destinacioni më i ri turistik për vitin 2018 në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çeli sot dyert në Bukuresht. Pritet që fluturimet e para charter Bukuresht-Tiranë (rreth 40 minuta) të Kompanisë Blue Air të nisin më datë 22 qershor 2018. Kjo risi turistike, përmes paketave 1 javore, u lançua sot nga Agjensia Turistike rumune “Paralela 45”, në bashkëpunim me partnerin shqiptar “Union Travel”. Me këtë rast, përshëndeti Ambasadori Ilir Tepelena, i cili shprehu bindjen se ky është hapi i parë i një historie suksesi që do të afrojë më shumë dy popujt tanë dhe do të promovojë më shumë Shqipërinë dhe bukuritë e saj të veçanta