Për disa ditë në qytetin rumun Cluj-Napoca u fol dhe u këndua shqip️, duke përcjellë një emocion të veçantë dhe krenari. Shqipëria ishte në fokus të Festivalit te mirënjohur Ndërkombëtar të Filmit TIFF (Transilvania International Film Festival). Ishte një mrekulli të shikoje artëdashësit rumun te këndonin e kërcenin së bashku me Mjeshtrin e Madh të Këngës Popullore Hysni Zela dhe "Fanfara Tirana". Ndërkohë që filmat shqiptar "Bota" (me regji të Iris Elezi dhe Thomas Logoreci), "Tomka dhe shokët e tij" (me regji të Xhamfize Keko), "Streha mes reve" (me regji të Robert Budina) dhe "Dita zë fill" (me regji të Gentian Koçi) u vlerësuan dhe duartrokiten gjatë nga publiku rumun dhe i huaj në sallat e Cluj-Napoca.