Bukuresht, Shtator 2018 - Sot në Shtabin e Divizionit Shumëkombësh të Juglindjes në Bukuresht u organizua ceremonia e 3 vjetorit të krijimit të tij, ku ishte i Ftuar Nderi edhe Ambasadori Ilir Tepelena. - Kurdoherë krenari të shohësh Flamurin tonë kombëtar të valëvitet përkrah flamujve të vendeve të tjera të Aleate të NATO-s. Shqipëria si një nga 14 vëndet kontribuese me Personel në këtë Shtab përfaqësohet nga N/kolonel Adriatik Domazeti me detyrë Ndihmës i Shefit të Shtabit për Personelin. Po kështu Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfaqësohen me Major Artan Malo në Njësinë e Integruar të NATOs me vendndodhje po në Bukuresht. #WeAreNATO