Takim i Ambasadorit Tepelena me Ministrin e Jashtëm rumun Aurescu

Bukuresht, 11 qershor 2015 - Takim i Ambasadorit Ilir Tepelena me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë Zoti Bogdan Aurescu. Me këtë rast u bë një panoramë e marrëdhenieve aktuale dypalëshe, ku në fokus ishte angazhimi i përbashkët për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregëtar në dobi të të dy vendeve tona. U vlerësua reciprokisht mbajtja e Forumit të Parë të Biznesit në vjeshtën e ardhshme në Bukuresht, me angazhimin e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së kryeqyteteve respektive. Ministri Aurescu rikonfirmoi mbështetjen e Rumanisë në proçesin e Integrimit Evropian të Shqiperisë, veçanërisht me asistencën rumune në momentin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00