Takim me Presidentin e Parlamentit Rumun

Bukuresht, 16 shkurt 2015 - Ambasadori Ilir Tepelena takoi z.Valeriu Stefan Zgonea, President i Dhomës së Deputetëve të Rumanisë, në datë 16.02.2015. Në qendër të takimit ishte mundësia që ofron diplomacia parlamentare për të nxitur e thelluar më tej bashkëpunim mes të dy vendeve. Me këtë rast, Ambasadori Tepelena prezantoi prioritetet e misionit të tij diplomatik në Rumani, duke kërkuar mbështetjen e dimensiont parlamentar.Nga ana tij, Presidenti Zgonea siguroi se mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke shtuar se e ka deklaruar edhe gjatë vizitës së tij në Tiranë  vullnetin politik të Rumanisë dhe të parlamentit rumun për të mbështetur dhe lobuar në favor të integrimit evropian të Shqipërisë.Ai vlerësoi, gjithashtu, nismën e Ambasadorit për të parë mundësinë e fluturimeve direkte mes Bukureshtit dhe Tiranës, përmes kompanisë ajrore Tarom, duke afruar më shumë dy popujt, bizneset, turizmin, etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00