Takimi me Ministrat e Jashtëm të BP/ Xhaçka: Ballkani Perëndimor ka nevojë për hapa konkretë nga BE

16 Shtator 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin online me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE- Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo. 
Gjatë fjalës së saj, ministrja Xhaçka theksoi nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. 
“Theksova nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm janë prioritetet tona të përbashkëta”, shkroi ministrja në rrjetet sociale. 
I pranishëm në këtë takim ishte edhe komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00