Vizitë zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Bukuresht

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në datë 26 janar një vizitë zyrtare në Bukuresht, Rumani. Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, Kreu i Grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi dhe Nënkryetari i grupit Taulant Balla.Delegacioni shqiptar u prit nga Kryeministri Ponta në Pallatin Viktoria, me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje, me nderime ushtarake.Kryeministri Rama dhe Kryeministri Ponta zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga bisedimet mes dy delegacioneve. Nga takimet u konstatua vullneti reciprok për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zgjeruar rrugët e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.Në përfundim të bisedimeve u nënshkrua Marrëveshja e Mbrojtjes Sociale. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri Veliaj për palën shqiptare dhe Ministrja e Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe të Moshuarve, Rovana Plumb, për palën rumune.Marrëveshja e Mbrojtjes Sociale bën të mundur njohjen e viteve të siguruara të pensionit për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Rumani dhe anasjelltas. Subjekt i Marrëveshjes janë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Rumani, numri i të cilëve është rreth 5.000 vetë. Gjithashtu, nga zbatimi i marrëveshjes përfitojnë edhe shtetasit rumunë, të cilët vijnë në Shqipëri për të punuar.Përfitimet kanë të bëjnë me përfitimet në të holla në rast sëmundjeje apo aksidente në punë nga skema e sigurimeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, si dhe përfitimet në natyrë nga skema e detyrueshme e sigurimit të kujdesit shëndetësor. Me këtë marrëveshje krijohet mundësia e bashkimit të periudhave të sigurimit. Llogaritja e masës së pensionit llogaritet duke marrë në konsideratë të dy periudhat, por pagesa e pensionit do të përballohet proporcionalisht nga secili shtet. Zbatimi i marrëveshjes do të mundësojë eksportimin e përfitimeve nga Shqipëria në Rumani, kur personi qëndron apo ka vendqëndrimin në Shqipëri dhe anasjelltas.Takimi në selinë e qeverisë rumune u mbyll me deklaratat e përbashkëta për shtyp të dy kryeministrave.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00