10 Qershor 2019 - Vizitë e suksesshme e Ministrit Gent Cakaj në Bukuresht, ku u takua me Ministrin rumun të Punëve të Jashtme Teodor Melescanu dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet e BE George Ciamba. Rumania dhe Presidenca Rumune e Këshillit të BE do të vazhdojë të mbështesë palëkundje përpjekjet në kuadër të politikës së zgjerimit të BE, si dhe, në mënyrë të veçantë, integrimin evropian të Shqipërisë.