Xhaçka me kreun e OSBE-së në Shqipëri: Përparësia jonë, integrimi evropian dhe hapja e negociatave!

14 janar 2021 - “Përparësia kryesore e vendit tonë, mbetet konsolidimi i procesit të integrimit evropian në hapjen e negociatave dhe vazhdimi i pajtueshmërisë me “acquis”, ku është investuar një punë e pakursyer politike, diplomatike dhe institucionale e Qeverisë”.
Kështu u shpreh Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit që zhvilloi sot me kreun e OSBE-së në Shqipëri, z. Vincenzo Del Monaco.
“Në këtë drejtim, shtoi Xhaçka, Shqipëria mbetet në pritje të datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”.
Ministrja Xhaçka dhe ambasadori Del Monaco vlerësuan gjithashtu, suksesin e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së gjatë vitit 2020, ku pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, Shqipëria nuk e humbi kurrë vëmendjen nga objektivat e saj, duke u përpjekur deri në fund për zbatimin e tyre me sukses.
Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi angazhimin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe kontributin e saj drejt zhvillimit të reformave gjithëpërfshirëse në vend si dhe kontributin e saj drejt zhvillimit rajonal.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00