Zhvillohet takimi i Ministrave të Jashtëm të SEECP/ Cakaj: Diskutuam për domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar rajonal

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP, e cila ka në fokus diskutime mbi mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në luftën kundër COVID19.
Homologët gjatë ministerialit theksuan domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore, për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë, shtuar cilësinë e burimeve njerëzore, zhvilluar ndërlidhjen infrastrukturore dhe forcuar lidhjen në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës.
“Shqipëria do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive dhe kontributin përmbajtësor në nismat e bashkëpunimit rajonal.” – siguroi Cakaj në një status në facebook lidhur me pjesëmarrjen në ministerial.
06/11/2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00