Të shtunën (12.08.2023), në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ambasadori Ilir Gjoni, priti artisten/pianisten e njohur shqiptare, znj. Ermira Lefort, e cila prej më shumë se tre dekada jeton në Zvicër dhe ka dhënë një kontribut të pa përsëdyti në promovimin e vlerave kulturore të kombit shqiptar, jo vetëm në Zvicër, por në shumë vende të Evropës dhe më gjerë.
Për këtë kontribut dhe për vlerat artistike, si dhe për promovimin në mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare kudo, Ambasadori i akordoi znj. Lefort një Çertifikatë Mirënjohjeje me motivacionin “Për Kontributin e Çmuar në Promovimin e Vlerave të Kombit Shqiptar në Botë".
Znj. Lefort shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Prof. François Lefort, ish- kryetar i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës dhe kontribuues i vazhdueshëm në shumë projekte për Shqipërinë dhe Kosovën.