Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, përcjell urimet më të ngrohta vëllazërore për kolegët Kosovarë, për shtetasit e Kosovës si dhe për të gjithë pjestarët e diasporës shqiptare në Zvicër.
Në këtë ditë të shënuar, ne bashkohemi në kremtimin e përpjekjeve për çlirimin, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, të cilat mbeten arritje madhore për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Pavarësia e pakthyeshme e Kosovës është gur-themel i paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Shqipëria dhe Kosova mbeten të bashkuara në angazhimet për sigurimin e paqes dhe drejtësisë, si dhe në rrugëtimin e patjetërsueshëm të integrimit në strukturat euroatlantike.
Për shumë mot Gëzuar Republika e Kosovës!