Në datë 22 nëntor 2017 u organizua në Lozanë nje aktivitet i madh kulturor i organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar I Gjeneves, agjencia e udhëtimeve turistike l'Atelier du Voyage dhe Ambasada shqiptare në Bernë.
Aktiviteti perfshinte nje moment muzikor dhe recital të këngëtares së njohur shqiptare Elina Duni dhe shkrimtares shqiptare Bessa Myftiu. Kjo veprimtari u hap nga znj. Valbone Hoxha, e L’Atelier du Voyage.
Pjesmarresit i përshendeti edhe ambasadori i RSH ne Bernë z. Ilir Gjoni, i cili foli kryesisht për marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, rolin e diasporës në këto marrëdhenie si dhe mbi mundësite që ofron Shqipëria për turizmin zviceran. Zonja Albana Krasniqi (Malaj) drejtuese e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, foli mbi kulturën shqiptare, origjinën, flukset migratore, problematikat dhe integrimin e shqiptareve në shoqërine zvicerane. Me pas, zoti Julien Pfyffer i Fondacionit Octopus, zoti Gionata Consagra si dhe profesoret Jean Terrier i Univeritetit të Gjenevës dhe Drejtori i Institutit të Arkeologjise shqiptare z. Saimir Shpuza mbajtën kumtesa mbi zbulimet arkeologjike të realizuara nga arkeologët zviceranë në Orikum te Vlorës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe ambasadorja e Kosovës znj. Nazane Breca, Konsulli i Përgjithshem i Kosovës në Gjenevë z. Ramadan Avdiu, z. Mustafe Xhemali, ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bernë. Aktiviteti më pas u shoqerua me muzikën popullore shqiptare të grupit folklorik Rapsodet e Gjenevës, Ilirët dhe këngëtarja Mimoza Selimi si dhe u ofruan produkte të kuzhinës shqiptare.