Mynih, Kryeministri Rama takon Kryeministrin e Bavarisë, Seehofer

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama zhvilloi sot një takim zyrtar, të parin e një Kryeministri shqiptar, në Landin e Bavarisë, ku u takua me Kryeministrin Horst Seehofer.Gjatë këtij takimi, kreu i ekzekutivit nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.Kryeministri Rama theksoi se potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve është jashtëzakonisht i madh dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi i nisur në fushën e arsimit profesional, ku Shqipëria ka implementuar sistemin dual të edukimit, është tejet i rëndësishëm për të dy vendet.Kryeministri Rama e njohu kreun e ekzekutivit të Landit të Bavarisë edhe me ecurinë e procesit të Berlinit, si dhe hapat e ndërmarra nga Shqipëria në përshpejtimin e procesit të integrimit europian.Nga ana e tij, Kryeministri Horst Seehofer, në fund të takimit u shpreh se: “Shqipëria dhe Bavaria kanë marrëdhënie politike dhe ekonomike të shkëlqyeshme. Për këtë arsye unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit, i cili na vizitoi sot, në mënyrë që ne t’i thellojmë marrëdhëniet që kemi. Ai më ka ftuar në Shqipëri dhe e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do ta vizitoj këtë vend.Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria në një kohë të parashikueshme të ketë një perspektivë drejt Europës dhe drejt BE.”

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 2593040

Nr. i emergjences: +49 174 8619587

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00