Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, u prit në një takim kortezie nga Ambasadori i Finlandës në Athinë, z. Jari Gustafsson, i cili mbulon edhe Shqipërinë.
Gjatë bashkëbisedimit, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, u diskutua mbi bashkëpunimin gjithnjë në rritje në fusha të ndryshme, dhe u konfirmua edhe njëherë mbështetja e vazhdueshme e Finlandës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.