Articles

Ditari mujor - janar 2024

Albanian

Njihuni me lajmet dhe informacionet më të fundit të veprimtarisë së Ambasadës të Republikës së Shqipërisë në Athinë për muajin janar 2024.

Lexoni të plotë në https://rb.gy/in1gki.

Ditari mujor - dhjetor 2023

Albanian

Njihuni me lajmet dhe informacionet më të fundit të veprimtarisë së Ambasadës të Republikës së Shqipërisë në Athinë për muajin dhjetor 2023.

Lexo më shumë https://rb.gy/u1l3bp.

Njoftim

Albanian

Ambasada e RSH në Athinë njofton se për shkak të procesit të inventarizimit vjetor të dokumenteve biometrikë dhe praktikave konsullore, ditën e premte, datë 29.12.2023, Zyra Konsullore në Athinë nuk do të ofrojë shërbime.

Me urimin për një vit të ri 2024, të mbarë dhe të begatë për ju dhe familjet tuaja, njëkohëisht, dëshirojmë të njoftojmë se shërbimet do të rifillojnë, si normalisht, ditën e mërkurë, datë 03.01.2024, ora 09:00.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Njoftim!

Albanian

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Duke ju uruar festa sa më të mbara, njoftojmë se me rastin e Festave të Fundvitit, Ambasada e RSH në Athinë do të qëndrojë e mbyllur në datat 25 dhjetor 2023, si dhe 01-02 janar 2024.

Gëzuar festat!

Ambasadorja Hajdaraga merr pjesë në aktivitetin festiv me Klubin e Grave Ambasadore në Athinë

Albanian

Në një drekë të veçantë festive me rastin e Krishtlindjeve, të organizuar nga Ambasadorja e Panamasë në Athinë znj. Julie Lymberópulos, në vazhdën e aktiviteteve që zhvillon Klubi i Grave Ambasadore të akredituara në Athinë, mori pjesë edhe Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, ku të ftuar specialë ishin Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike, z. Petros Varelidis dhe Deputetja dhe Kryetare e Komisionit të Posaçëm të Përhershëm për Mbrojtjen e Mjedisit, Znj. Dionysia-Theodora Avgerinopoulou.

Oficerja Koordinuese për Diasporën merr pjesë si folëse kryesore në Leksionin e Universitetit të Liège

Albanian

Me ftesë të akademikes znj. Daniela Vintila nga Universiteti i Liège, Belgjikë, Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj mori pjesë si folëse kryesore në leksionin që u zhvillua në kuadër të Programit Pasuniversitar mbi Migracionin dhe Studimet Etnike për të folur mbi politikat e integrimit të migrantëve, rolin e përfaqësive diplomatike në shtetet pritëse në mbështetje dhe mbrojtje të të drejtave të diasporës, si dhe funksionimin e tyre si urë lidhëse me shtetin amë.

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho performon në një mbrëmje Opera Gala në Athinë

Albanian

Në nderim të kujtimit të divës së pavdekshme Maria Callas në 100-vjetorin e lindjes së saj, në “Megaron the Athens Concert Hall”, u mbajt një koncert-homazh Opera Gala madhështore, ku Ermonela Jaho sopranoja më e njohur në botë që hedh zemër dhe shpirt në këngën e saj, së bashku me tenorin e mirënjohur Charles Castronovo, mahnitën qindra spektatorë me performacën e tyre elektrizuese.

Mbi Forumin e 2-të Ndërkombëtar të Sipërmarrjes së Grave

Albanian

Në datat 1-3 dhjetor 2023 u mbajt me sukses në Athinë, Forumi i 2-të Ndërkombëtar i Sipërmarrjes së Grave, një organizim i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës (EBEA) në bashkëpunim me Rrjetin Kombëtar  të Grave Sipërmarrëse të Dhomave të Tregtisë të Greqisë (EEDEGE), nën kujdesin e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Zhvillimit të Greqisë, Prefekturës së Atikës, Bashkisë së Athinës dhe Shërbimit Publik të Punësimit të Greqisë.

"Reflektime mbi të ardhmen e Evropës Juglindore"

Albanian

Universiteti Panteion i Athinës në bashkëpunim me Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IDIS) organizuan një panel diskutimesh me titull  "Reflektime mbi të ardhmen e Evropës Juglindore" me pjesëmarrjen e katër ish-Ministrave të Punëve të Jashtme të rajonit: Z.Ditmir Bushati (Shqipëri), z.Nikos Kotzias (Greqi), znj.Vesna Pusic (Kroaci) dhe z.Nikola Dimitrov (Maqedoni e Veriut), moderuar nga Profesorja Marilena Koppa e Universitetit Panteio.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30