Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, z. Blendi Klosi, i shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, u pritën në një takim zyrtar nga Ministri grek i Turizmit, z. Haris Theoharis.
Në takim u diskutuan mënyrat e shkëmbimit të eksperiencave dhe ideve, në funksion të perspektivës së forcimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe në një kuadër më të gjerë rajonal, përmes projekteve të përbashkëta ndërkufitare dhe rajonale. Ministri Klosi kërkoi nga homologu grek lehtësimin e kalimit kufitar të shtetasve shqiptarë, me fokus në rikuperimin e sektorit të turizmit, si një mesazh shprese që do të shënojë fundin e periudhës së vështirë të pandemisë Covid-19 për të dy vendet.
Gjatë qëndrimit në Athinë, Ministri Klosi morri pjesë në Sesionin e 66-të të Komitetit Rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit ku u prezantuan mendime mbi protokollet shëndetësore dhe bashkëpunimin më të gjerë në kuadër të OBT, bazuar në interesin e përbashkët të të gjitha vendeve.