Takimi me studentët kishte në fokus adresimin e çështjeve, mbledhjen e një informacioni të plotë nga të gjitha shoqatat e studentëve lidhur me nevojat, qoftë në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe atë të logjistikës si dhe ndërtimin e një marrëdhënieje partneriteti mes Ambasadës, dhe shoqatave studentore.
Një bashkëpunim dhe partneritet i tillë, theksoi Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga në takim, do të mundësojnë realizimin e projekteve konkrete në të ardhmen, për të bërë të mundur që problematika e trashëguar të adresohet njëherë e mirë dhe të mund të kalojmë në një fazë tjetër. Dhe rrjetëzimi i shoqatave studentore është hapi i parë i bashkëpunimit dhe partneritetit mes ambasadës dhe studentëve.
Studentët janë kontribuesit kryesorë të imazhit pozitiv në Greqi, pavarësisht problematikave dhe sfidave që kanë kaluar dhe kalojnë. Ndaj Ambasada do të jetë zëri i tyre tek institucionet arsimore greke, do të jetë mbështetja në sfidat dhe problematikat e studentëve shqiptarë që jetojnë, studiojnë dhe ndërtojnë karrierën e intelektualë këtu.