Dita Arbëreshe, Ministri Hasani: Qeveria shqiptare do të mbështesë komunitetet arbëreshe me reforma konkrete

Nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, u mbajt në Tiranë eventi “Dita Arbëreshe”, i cili mikpriti shqiptarë nga e gjithë bota, ndër të cilët figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues dhe historianë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, e cilësoi eventin si një moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe, teksa ritheksoi mbështetjen e MEPJ dhe qeverisë shqiptare ndaj këtyre komuniteteve.

“Dita Arbëreshe është një ftesë për të eksploruar bashkarish mënyrat sesi mund të bëjmë më shumë në çdo fushë. Kjo ditë ka një mesazh të thjeshtë: ne jemi me ju dhe ne duam të punojmë bashkë me ju për t’ju mbështetur në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës, të identitetit e kulturës arbëreshe. Shteti shqiptar ka sot mundësi reale t’ju mbështesë me forma e mënyra konkrete”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama tha se do të vihet në zbatim një program i posaçëm mbështetur nga qeveria, për të krijuar një urë komunikimi mes komunitetit arbëresh dhe Shqipërisë.

“Ne kemi vendosur që të hapim këtë proces që nisi me firmat që u hodhën sot këtu mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe një përfaqësie të kryetarëve të komunave arbëreshe, që do të vazhdojë me një binjakëzim të të gjitha bashkive tona me të gjitha komunat arbëreshe”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, Presidenti Bajram Begaj theksoi theksoi nevojën emergjente të angazhimit për ruajtjen dhe lëvrimin e arbërishtes.

“Veprimi ynë duhet të jetë imediat dhe përgjegjësi historike, sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm”, tha ai.

Gjatë këtij eventi u akorduan çmimet “Shqiponja e Artë” për individë dhe shoqata, të cilët kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30