Dorëzimi i Letrave Kredenciale të Ambasadores Hajdaraga, si Ambasadore jorezidente e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Tunizisë

Znj. Luela Hajdaraga, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Tunizisë, me rezidencë në Athinë, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Tunizisë, z. Kais Saied, gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Pallatin Presidencial, në datën 25 maj 2021.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Hajdaraga i përcolli Presidentit të Tunizisë përshëndetjet e autoriteteve të shtetit shqiptar, urimet më të mira për Tunizinë dhe popullin e saj, duke shprehur vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të saj në Tunizi, Ambasadorja Hajdaraga zhvilloi takime zyrtare me Ministrin e Jashtëm, z. Othman Jerandi, si dhe me Ministrin e Ekonomisë, Financave dhe Investimeve, z. Ali Kooli. Diskutimet u përqendruan tek rritja e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, me fokus të veçantë, në fushat e ekonomisë, turizmit dhe të nxitjes së investimeve të huaja.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30