Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në edicionin e dytë të Galasë "Energizing Greece" me temë "Arritja e Zhvillimit në kohë krize - Sfidat për Ekonomi dhe Zhvillim Inovativ e të Qëndrueshëm" - një nismë në kuadrin e një ekosistemi më të gjerë, misioni i të cilit është të nxjerrë në pah potencialin e zhvillimit në kohë krize, si në sektorin privat dhe atë publik, si dhe sfidat aktuale për një ekonomi dhe zhvillim inovativ e të qëndrueshëm, në një kohë kur gjithçka ka ndryshuar.
Në këtë event morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe të biznesit të vendit si ministra, zëvendës ministra, ambasadorë, kryetarë të dhomave të biznesit, akademikë, sipërmarrës, drejtues të nivelit të lartë të tregut, në një mbrëmje ku të gjithë të pranishmit fokusuan vëmendjen e tyre në rëndësinë dhe mënyrat e arritjes së zhvillimit në kohë krize.