Me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Koresë, Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga u prit sot në një takim, në një atmosferë festive, nga Ambasadori i Koresë në Greqi, z. Soosuk Lim.
Gjatë këtij takimi, u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe u shpreh vullneti i përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok, me theks të veçantë në sektorët e ekonomisë dhe investimeve.