Me rastin e 7 dhe 8 marsit, Oficerja Koordinuese për Diasporën në Athinë, znj. Joneda Dodaj mori pjesë në aktivitetet virtuale të mëposhtme:
1. Aktiviteti i kursit të gjuhës shqipe pranë Organizatës jo-qeveritare ''Jeta''
2. Aktiviteti i organizuar nga Lidhja e Mësuesve shqiptarë në Greqi
3. Aktiviteti i shkollës së gjuhës shqipe ''Naim Frashëri'' në Patra
4. Aktiviteti i organizuar nga organizata jo-qeveritare ''Jeta''.
Znj. Dodaj shprehu mirënjohjen për të gjithë mësuesit që me punën e tyre të përkushtuar kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor. Përveç diturisë dhe njohurive të përcjella ata kontribuojnë në edukimin, formimin dhe transformimin e të rinjve në qytetarë të përgjegjshëm e të denjë për shoqërinë e ardhshme. Një punë që duhet përgëzuar dhe një festë që duhet festuar çdo ditë.
Lidhur me festën e gruas, znj. Dodaj shprehu urimet e saj për të gjitha ato nëna, motra, shoqe, kolege, gra që me role të shumëfishta ia dalin mbanë çdo situate. Gjithashtu, ajo iu referua atyre grave që luftuan në të kaluarën që ne të kujtojmë dhe festojmë. Ajo shprehu respektin e saj për të gjitha ato gra që janë heroinat e padëgjuara të shoqërisë sonë dhe luftojnë në një luftë të padukshme në jetën e tyre të përditshme.